
Ditën e sotme, SPAK ka dhënë pretencën për vrasjen e Regis Runajt dhe Emiljan Ramazanit.
Mësohet se i pranishëm në seancë ka qenë edhe babai i Regis Runajt. Në dëshminë e dhënë, babai i Runajt ka prekur me fjalët e tij i cili është shprehur se ata janë të varfër dhe kërkojnë drejtësi. Mes të tjerash ai tregoi jetën e vështirë pas vrasjes së të birit, sëmundjen e gruas dhe pritjen se mos djali i tij ‘kthehet’.
“Ne jeni fukarenj, jemi njerëz të këputur. Dua drejtesi për vrasjen e djalit. Gruaja ime është e sëmurë, shpesh e mbyll në dhomë, se kam frikë mos i ndodh diçka. Djalin ma vranë me 27 thika, u them këtyre çunave; mua vetëm një thikë më duhet, që të shkoj tek im bir. Dua që këta dy çunat të marrin atë që meritojnë asnjë ditë më shumë. Çdo ditë rri në shkallë dhe pres djalin, por ai nuk vjen. Me kuptoni dhe mua, ju gjyqtar dhe prokuror, i përqafoni fëmijët tuaj. Unë pres që djali të më kërkojë lekë për cigare”, tha i ati i viktimës.
Kujtojmë se SPAK ka kërkuar 30 vite burg për Xhuliano Hoxhën, ndërsa për bashkëpunëtorin e tij Euglen Halilin, 12 vite.
Lini një Përgjigje