
Në Lushnje është konfiskuar një apartament me vlerë 120 000 euro, në pronësi të një 43-vjeçarit Julian Sulo i njohur ndryshe si "Juli i Pashakos" i dënuar më parë për veprimtari kriminale në fushat e narkotikëve dhe krimeve kundër personit.
Apartamenti i konfiskuar dyshohet se është përfituar nga veprimtari kriminale në fushat e narkotikëve dhe krimeve kundër personit, për të cilat Sulo ka qenë i dënuar.
Ndërkohë vijojnë hetimet intensive për evidentimin e pasurive të tjera në pronësi të këtij shtetasi dhe të shtetasve të tjerë të lidhur me të.
Ai ka qenë një nga personat e shoqëruar si të dyshuar për masakrën në Lushnjë, ku u ekzekutuan Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifit.
Lini një Përgjigje