TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Qershor 2023, 21:17

Lejonin futjen e lëndëve narkotike në qeli, pezullohen nga detyra tre punonjës të burgut të Peqinit

Shkruar nga Pamfleti

Lejonin futjen e lëndëve narkotike në qeli, pezullohen nga detyra

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve ka pezulluar nga detyra tre efektivë pasi lejuan drogë në burgun e Peqinit.

Mësohet se të tre efektivët në bashkëpunim me njëri-tjetrin ju mundësonin të burgosurve, futjen e lëndëve narkotike brenda qelisë, në këmbim të përfitimeve monetare. Sipas SHKBB-së veprimtaria e paligjshme është dokumentuar në të paktën tre raste.

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, ka ekzekutuar Urdhrin e ekzekutimit datë 13.06.2023, lëshuar në bazë të vendimit nr.391 datë 12.06.2023 dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për caktimin e masës së sigurimit personal shtrëngues “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj personave nën hetim;

S.G me funksion punonjës i rolit të mesëm në IEVP Peqin

S.G me funksion punonjës i rolit bazë në IEVP Peqin

Xh.B me funksion punonjës i rolit bazë në IEVP Peqin

Nga veprimet procedurale të kryera nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, në bazë të materialit dërguar nga SHKBB, ka regjistruar procedimin penal, pasi shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njeri tjetrin kanë lejuar futjen e lëndëve narkotike në IEVP Peqin me qëllim shitjen dhe përfitimin e vlerave monetare, kjo e kryer në kohë dhe periudha të ndryshme. Veprimtaria e paligjshme është dokumentuar në të paktën tre raste nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve. Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan”, thuhej në njoftim e SHKKB.

shkbb peqin burg

Lini një Përgjigje