
Më në fund zbardhet misteri i vdekjes të 23-vjeçarit Koço Myftarit nga Shqipëria i cili humbi jetën në orët e para të së hënës në spitalin Evangelismos në Athinë.
Autoritetet kanë nisur hetimet për gjetjen e autorit, ndërsa po shqyrtojnë besueshmërinë e dy miqve të viktimës, të cilët pretendojnë se 23-vjeçari ka marrë plagët fatale pas një debati në qendër të Athinës për një grua.
Sipas mediave greke, dy të rinjtë kanë treguar për një person konkret që është në kërkim.
Dy të rinjtë kanë qenë ata që kanë dërguar viktimën në spital pak pas orës 5:00 të mëngjesit, por ata janë zhdukur para se të jepnin përgjigje për autoritetet, për pasojë janë sjellë pak orë më vonë.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, 23-vjeçari i cili ka pësuar dëmtime nga një objekt i mprehtë në shpatull dhe nuk mundi të mbijetonte .
Katër vite më parë, në 2019, viktimës i ishte vrarë i vëllai, Ridjan Myftari, në Gjermani. Në të njëjtën mënyrë u vra edhe vëllai i tij, Ridjan Myftari, i cili u godit me thikë nga një afrikan pas një sherri.
Lini një Përgjigje