Një çift shqiptarësh janë arrestuar nga policia në Itali, pasi u kapën m e 20 kg drogë në makinë.
Mediat italiane informojnë se çifti ishin së bashku me vajzën e tyre në makinë, jashtë një supermarketi.
Në çantat e supermarketit, çifti shqiptar 37 vjeç dhe 35 vjeç, nuk kishin ushqime, por pesë pako të paketuara me vakum që përmbanin gati 5 kilogramë marihuanë.
Kjo ishte një pjesë e vogël e sasisë që kishin ruajtur në shtëpi, ku policia gjeti edhe 15 kilogramë të tjerë të së njëjtës substancë.
Si u zbuluan nga policia
Çifti, i cili mbante vajzën e tyre dyvjeçare, u ndalua nga një makinë patrullimi ndërsa prisnin dikë jashtë supermarketit.
Oficerët, duke marrë në konsideratë të dhënat kriminale 37-vjeçarit,, vendosën të kontrollonin makinën me të cilën udhëtonte familja, e regjistruar në emër të një 62-vjeçari tjetër me të dhëna kriminale. Ky i fundit ishte arrestuar disa javë më parë në Via Calabria, gjithashtu nga policia, ndërsa transportonte kuti që përmbanin 13 kilogramë marihuanë.
Pakot e drogës u gjetën në makinë, të fshehura nën sediljen e pasme ku ishte ulur fëmija 2-vjeçar. Për shkak të dënimit e tij të mëparshme dhe deklaratave që bëri, ai u dënua me burg, ndërsa gruaja e cila nuk ka precedentë penalë, u urdhërua të qëndronte në qytet.
Lini një Përgjigje