TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Dhjetor 2025, 10:17

Operacioni i SPAK, kush janë 3 anëtarët e grupit kriminal që iu komunikua masa e arrestit në burg

Shkruar nga Pamfleti
Operacioni i SPAK, kush janë 3 anëtarët e grupit kriminal që
SPAK

Zbardhen emrat e tre anëtarëve të grupit të trafikut të drogës që iu komunikua masa e arrestit brenda në qeli pas operacionit të SPAK. Masa e sigurisë iu komunikua në qeli Islam Sefës, Aldo Gjinit dhe Jani Çavos.

SPAK ka goditur një grup kriminal në Fushë-Krujë, të akuzuar për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal.

Bëhet me dije se në total janë lëshuar 14 masa sigurie, 9 prej të cilave janë ekzekutuar. Tre prej tyre janë aktualisht në burg, ndërsa masa e arrestit iu është komunikuar në qeli. Në kërkim mbeten 5 persona të tjerët. 

Tre nga të përfshirët janë anëtarë të fisit Rraja. Njëri prej tyre është Rexhep Rraja, djali i ish deputetit të PS-së, Rrahman Rraja. Operacioni po drejtohet nga Prokurori Adnan Xholi. Grupi është "tradhtuar" nga bisedat që kanë bërë në SkyEcc. Ata akuzohen për trafik droge në disa episode dhe në disa shtete.

6 personat e arrestuar nga operacioni i SPAK: 

Marvin Bushati 

Agim Nina alias Lorenc Izet Selmani

Sokol Qaja 

Gazmir Rraja 

Përparim Rraja 

Rexhep Rraja 

Në burg ndodhen:

Islam Sefa

Aldo Gjini

Jani Çavo

Kujtojmë se Rexhep Rraja dhe kushëriri i tij, Përparim Rraja ishin në kërkim nga policia e Fushë-Krujës edhe për dhunë në gurore, ngjarje e ndodhur në 6 korrik të vitit 2023. 

Dhuna barbare ndodhi pasi dy kushërinjtë Bilbil e Jashar Maja denoncuan në polici se gurorja e Rrajave po u prishte shtëpitë në Borizanë. Vëllezërit dhe djali i ish-deputetit i dhunuan me shkopinj bejsbolli dhe mjete të tjera të rënda, ndërsa dy kushërinjtë përfunduan në spital.

Lini një Përgjigje