TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Dhjetor 2025, 09:53

Goditja e grupit "Rraja" nga SPAK; kush është Rexhep Rraja dhe përfshirja në ngjarje kriminale 

Shkruar nga Pamfleti
Goditja e grupit "Rraja" nga SPAK; kush është Rexhep Rraja
Rexhep Rraja

SPAK ka goditur grupin kriminal “Rraja”,pasi akzuhen se trafikonin lëndë narkotike.

Baza e këtij grupi kriminal ishte në Nikël, ndërsa mes të arrestuarve janë Rexhep Rraja, djali i ish deputetit të PS, Rahman Rraja, por edhe Përparim Rraja, kushëri i ish deputetit.

Kush është Rexhep Rraja

Rexhep Rraja është i riu që u filmua teksa godiste me shkop bejsbolli dy kushërinjtë Bilbil dhe Jashar Majën.

Në dhunimin barbar të dy kushërinjve, ngjarje e ndodhur në vitin 2023, u përfshinë edhe anëtarë të fisit Rraja, si dy vëllezërit e deputetit socialist, Xhelal e Flamur Rraja, ku ky i fundit i drejtonte armën një prej të dhunuarve që ndodhej pa ndjenja në dyshemenë e lokalit ku ndodhi ngjarja e rëndë.

Megjithatë emri i Rexhep Rrajës dhe xhaxhait të tij, Xhelalit, është përfshirë edhe një ngjarje tjetër të dhunshme.

I riu është akuzuar se ushtonte dhunë ndaj të dashurës së tij në atë kohë, Xhisiela Malokut dhe rasti u bë publik nga oficeri Emiljano Nuhu, i cili dëshmoi ngjarjen dhe ngriti akuza ndaj policisë për neglizhencë.

Por kur ngjarja u bë publike, Emiljano Nuho pretendoi se Xhelal Rraja e kishte kërcënuar me armë që të mbyllte dosjen.

Në hetimin e këtij rasti Prokuroria mori dhe raportin e mjekut ligjor ku rezultonte se Xhisiela Maloku kishte dëmtimin në trup.

Më pas ajo e fundit tërhoqi denoncimet duke theksuar se e kishte bërë gjithçka nga xhelozia ndaj ish partnerit të saj. Rexhep Rraja u arrestua më 30 shtator.

Te arrestuarit

1-Marvin Bushati, datëlindja 26.04.1982, lindur në Shkodër dhe banues në Tiranë

2-Agim Nina, alias Lorenc Izet Selmani, datëlindja 05.08.1974, lindur dhe banues në Durrës

3-Sokol Qaja, datëlindja 22.02.1984, lindur dhe banues në Tiranë

4-Gazmir Rraja, datëlindja 02.02.1990, lindur dhe banues në Nikël, Fushë-Krujë

5-Përparim Rraja, datëlindja 02.07.1975, lindur dhe banues në Fushë-Krujë, Nikël

6-Rexhep Rraja, datëlindja 19.04.1994, lindur dhe banues në Fushë-Krujë, Nikël

 

rexhep rraja rahman rraja spak

Lini një Përgjigje