
Ai pritet të merret në pyetje ku dhe do të dëshmojë dhe japë informacione mbi atë që di lidhur me atentatin...
Një person në dijeni për ngjarjen e Rinasit, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe efektivi i AMP-së Muçi Shaljani (Sheqeri), është shoqëruar mbrëmjen e sotme në polici.
Mësohet se bëhet fjalë për një shtetas me iniciale B.XH, i cili dihet vetëm që është nga Fushë-Kruja, zonë ku autorët dogjën makinën që përdorën për atentatin. Ai pritet të merret në pyetje ku dhe do të dëshmojë dhe japë informacione mbi atë që di lidhur me atentatin.
Si ndodhi atentati ndaj Gilmando Danit?
Atentati ndodhi në një nga zonat më të sigurta, rrethrrotullimi i aeroportit të Rinasit. Por në orën 14:15 të 11 nëntorit, për rastësi aty pranë nuk ndodhej asnjë forcë policie, siç zakonisht stacionohen pranë aeroportit. Gilmando Dani, sapo kishte zbritur nga avioni nga një fluturim nga Barcelona, ku kishte qëndruar 4 ditë.
Në videon e publikuar të atentatit, shikohen lëvizjet e atentatorëve, që sapo informohet nga persona të tjerë se mjeti ku udhëtonin Dani dhe Sheqeri doli nga parkimi i aeroportit “Nënë Tereza”, mjeti i autorëve lëviz në anën tjetër të rrethit dhe i pret aty për disa sekonda.
Sapo makina “Benz” afrohet, tre atentatorët dalin nga makina të maskuar dhe qëllojnë me breshëri kallashnikovi. Pasi makina ku udhëtonte Dani ndalon, dy prej autorëve futen në makinë ndërsa një tjetër shkon tek mjeti benz për tu siguruar që objektivi ka ndërruar jetë.
Mjeti Toyota me të cilin udhëtonin autorët rezultoi me targa greke. Targat dolën të vjedhura në Greqi para një viti ndërsa makina nuk është verifikuar ende nëse është vjedhur ose jo, pasi ajo u dogj plotësisht duke dëmtuar numrin e shasisë.
Brenda makinës u gjetën 3 kallashnikov dhe një pistoletë. Ndërkohë që ende nuk ka një pistë të qartë për ngjarjen
Lini një Përgjigje