SPAK ka goditur një grup kriminal në Fushë-Krujë, të akuzuar për trafik droge nga viti 2020 dhe grup të strukturuar kriminal.
Jani Çavo, i cili u godit sërish nga SPAK, ishte arrestuar në qershor të vitit 2023 si pjesë e një grupi që trafikonte kanabis nga Siria dhe heroinë nga Turqia, me vlerë deri në 2.7 milionë euro.
Rrjeti kriminal u zbulua nga SPAK dhe prokuroria e Firences, pas hetimeve mbi ngarkesat e kanabisit që vinte nga Siria dhe heroinën që mbërrinte nga Turqia në Itali, duke kaluar përmes Shqipërisë.
Në dhjetor të vitit të kaluar, GJKKO dha vendime për 107 vite burg për 16 anëtarët e grupit, ndërsa Jani Çavo u dënua me 8.8 vite burg.
Operacioni i SPAK
SPAK ka goditur një grup kriminal në Fushë-Krujë, të akuzuar për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal.
Bëhet me dije se në total janë lëshuar 14 masa sigurie, 9 prej të cilave janë ekzekutuar. Tre prej tyre janë aktualisht në burg, ndërsa masa e arrestit iu është komunikuar në qeli. Në kërkim mbeten 5 persona të tjerët.
Tre nga të përfshirët janë anëtarë të fisit Rraja. Njëri prej tyre është Rexhep Rraja, djali i ish deputetit të PS-së, Rrahman Rraja. Operacioni po drejtohet nga Prokurori Adnan Xholi. Grupi është "tradhtuar" nga bisedat që kanë bërë në SkyEcc. Ata akuzohen për trafik droge në disa episode dhe në disa shtete.
6 personat e arrestuar nga operacioni i SPAK:
Marvin Bushati
Agim Nina alias Lorenc Izet Selmani
Sokol Qaja
Gazmir Rraja
Përparim Rraja
Rexhep Rraja
Në burg ndodhen:
Islam Sefa
Aldo Gjini
Jani Çavo
Lini një Përgjigje