Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i së dielës në fshatin Rrilë të Lezhës, ku mbeti i plagosur pronari i berberhanes, 30-vjeçari Sokol Daci. Policia ka identifikuar autorët dhe ka shpallur disa persona në kërkim.
Sipas burimeve, shënjestra e vërtetë e atentatit nuk ishte pronari i berberhanes, por dy djem nga fisi Nikulaj. Përveç nipit të Ardian Nikulajt që mbeti i plagosur, dyshohet se aty ka qenë dhe vetë djali biznezmenit të vrarë 3 vite më parë.
Hetimet zbulojnë se atentatorët janë Gerardo Ndoka, Eliseo Ndoka dhe Kevin Ndoka. Plani i tyre për vrasje dështoi pasi në berberhane ndodhej një polic civil, i cili iu kundërpërgjigj me armë.
Burime bëjnë me dije se konflikti mes Nikulajve dhe fisit Ndoka ka nisur gjatë verës, pranë zonës së plazhit ku të dy fiset kanë hotele. Dy djemtë e Nikulajve i kanë përplasur motorët djemve të fisit Ndoka dhe është përplasur fizikisht me shkopa bejsbolli dhe sende të tjera. Merando Nikulaj është çuar më pas në gjyq për këtë incident.
Lini një Përgjigje