TAGS-AT E JAVËS

Kronike31 Gusht 2024, 13:29

Atentati ndaj Altin Halilit në Berat, arrestohet personi që dyshohet se largoi me makinë autorët

Shkruar nga Pamfleti
Atentati ndaj Altin Halilit në Berat, arrestohet personi që dyshohet
Pamjet e makinës së djegur të autorëve të atentatit

Policia ka ndaluar një prej personave të dyshuar si të përfshirë në atentatin ndaj Altin Halilit në Berat, të regjistruar më 26 gusht.

Policia thotë se në pranga është vënë një 48-vjeçar, i identifikuar si Iliaz Toska, i cili ka përkrahur autorët e ngjarjes, duke i larguar ata me automjet nga fshati Kozare, ku u gjet i djegur automjeti i tyre.

Ndërkohë grupi i posaçëm hetimor vijon veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Policia ka arritur të arrestojë Iliaz Toskën, i cili sipas hetimeve ka rezultuar se ka ndihmuar autorët.

Identifikohet, kapet dhe ndalohet, shtetasi që largoi nga vendi i ngjarjes ku dogjën autmomjetin, autorët që qëlluan me armë në drejtim të automjetit që drejtohej nga 48-vjecari A. H.

Grupi i Posaçëm hetimor i Drejtorisë Vendore të Policisë Berat i ngritur për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mbasditen e datës 26.08.2024, në rrugën e fshatit Dushnik, ka vijuar intensivisht veprimet e thelluara hetimore në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm Berat.

Si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Berat, identifikuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin I.T., 48 vjeç, banues në Divjakë.

Nga hetimet e thelluara procedurale rezultoi se 48-vjeçari ka përkrahur autorët e ngjarjes, duke i larguar ata me automjet nga fshati Kozare, ku u gjet i djegur automjeti i tyre.

Grupi i posaçëm hetimor vijon veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Lini një Përgjigje