
Viktima ka marrë 14 plumba në trup nga 18 gëzhoja që janë gjetur në vendin e ngjarjes.
Policia nuk ka ende një profil të autorit të vrasjes dje në Shkodër. Elis Rroshkodolli u ekzekutua brenda në lokal duke pikrë kafe, teksa e shkuara e tij e errët e ka bërë të vështirë ndërtimin e një piste hetimore.
Grupi hetimor dyshon se ekzekutorët janë vrasës me pagesë dhe se pas vrasjes fshihen porositës të tjerë.
Mësohet se në momentin kur është qëlluar 36-vjeçari, në lokal kanë qenë edhe 3 persona të tjerë, pronari i lokalit dhe dy klientë. Një nga personat e marrë në pyetje ka deklaruar se 36-vjeçari ka qenë vetëm në momentin kur është qëlluar.
Nga dëshmia e personave të marrë në pyetje është zbardhur edhe dinamika e ngjarjes. Sipas dëshmive, autori i maskuar ka mbërritur me një Bens ngjyrë gri, ka ndaluar para lokalit dhe ka qëlluar me breshëri plumbash ndaj të riut. Viktima ka marrë 14 plumba në trup nga 18 gëzhoja që janë gjetur në vendin e ngjarjes.
Vetë lokali nuk ka pasur kamera sigurie dhe kjo e vështirëson idetifikimin e autorit.
Policia është fokusur te e shkuara e 36-vjeçarti. Në vitin 2010 dyshohet se Elis Rroshkodoli ka plagosur me armë zjarri shtetasin Hysni Bregu, babai i të fortit të Shkodrës Barush Bregu.
Më pas në vitin 2014 dyshohet se është përfshirë në një vjedhje në Belgjikë, i arrestuar bashkë me një grup shqiptarësh. Po në Belgjikë dyshohet se ka plagosur një shkodran me mbiemrin Shema dhe një vit më parë është dyshuar për plagosjen e një rumuni në Rumani nga ku është arratisur drejt Stambollit. Ndërkohë policia përveç këtyre ngjarjeve ka mësuar edhe disa konflikte të tjera ku dyshohet se është përfshirë viktima.
Lini një Përgjigje