TAGS-AT E JAVËS

Kronike31 Gusht 2024, 10:13

Publikohen pamjet, momenti kur i vihet tritol agjencisë funerale në Shkodër; identifikohet autori (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Publikohen pamjet, momenti kur i vihet tritol agjencisë funerale në

Policia ka zbardhur ngjarjen e dy ditëve më parë në Shkodër për tritolin ndaj agjencisë funerale. 

Një 35-vjeçar është shpallur në kërkim si autor. I riu, siç shihet edhe në pamje, është afruar pranë agjencisë i maskuar, ka ndezur lëndën plasëse dhe e ka hedhur në derën e agjencisë funerale.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, si rezultat i veprimeve hetimore intensive të kryera për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mëngjesin e ditës së djeshme, në lagjen "Skenderbeg", ku u hodh një sasi lënde plasëse në derën e agjencie funerale, kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të këtij rasti, shtetasin B. P., 35 vjeç.

Nga veprimet hetimore dyshohet se për shkak të një borxhi të pashlyer, ky shtetas ka hedhur në derën e agjencisë funerale në pronësi të bashkëshortëve F. F. dhe A. F., një sasi lënde plasëse, nga shpërthimi i së cilës u shkaktuan vetëm dëme materiale”, njofton policia.

Policia e Shkodrës bën më dije se shkak për vendosjen e tritolit është bërë një borxh që pronarët e agjencisë funerale nuk i kishin shlyer 35-vjeçarit B.P. I riu, sipas bluve të Shkodrës, rezulton me precedent penal për armëmbajtje pa leje.



Lini një Përgjigje