
Një 68-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht ditën e sotme në Sisi Lasithiou të Kretës, pasi është rrëzuar aksidentalisht nga kati i dytë i një banese ku po punonte.
Ende nuk bëhet i ditur identiteti i shqiptarit, ndërsa mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:30 të mëngjesit, kur shqiptari po ulte disa sende me litari nga ballkoni i banesës ku punonte.
Për fat të keq, ai ka humbur ekuilibrin ose ndoshta është tërhequr nga peshat dhe ka rënë nga lartësia duke ndërruar jetë menjëherë.
Në vendngjarje ka mbërritur ambulanca, por fatkeqësisht ishte tepër vonë, pasi 68-vjeçari ndërroi jetë si pasojë e plagëve të rënda.
Lini një Përgjigje