TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Gusht 2024, 13:31

Elis Rroshkodoli i ruhej një atentati? 36-vjeçarit iu gjet në çantë pistoletë gati për qitje, pjesë e një grupi grabitësish në Belgjikë

Shkruar nga Pamfleti
Elis Rroshkodoli i ruhej një atentati? 36-vjeçarit iu gjet në
Elis Rroshkodoli

Zbardhen detaje nga atentati i ndodhur paraditen e sotme, ku 36-vjeçari Eris Rroshkodoli u ekzekutua me armë zjarri në rrugën ‘Isuf Sokoli’ në Shkodër në zonën e ‘Zdrales’. 

Në njoftimin e policisë, bëhet me dije se viktimës iu gjet me vete një armë zjarri e tipit pistoletë, gati për qitje.

Autori i ngjarjes nuk është identifikuar ende, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes kriminale.

“Rreth orës 12:30, në lagjen “Ahmet Haxhia”, në një lokal, dyshohet se një shtetas i paidentifikuar ka vrarë me armë zjarri shtetasin E. Rr., rreth 36 vjeç, banues në Shkodër.

Me marrjen e njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe drejtuesit e Drejtorisë dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër.

Në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër dhe janë vënë në ndjekje të autorit.

Gjithashtu është ngritur një grup hetimor i cili ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën intensive në bashkëpunim me Prokurorinë, për sigurimin e provave për dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

Nga veprimet paraprake në vendin e ngjarjes, grupi hetimor ka gjetur në çantën e dorës të 36-vjeçarit E. Rr., 1 armë zjarri pistoletë me fishekë në fole gati për qitje.

Vijojnë veprimet dhe kontrollet intensive, për identifikimin dhe kapjen e autorit”, njoftoi policia.

Por kush është Elis Rroshkodoli?

Emri i 36-vjeçarit, Elis Rroshkodoli rezulton me precedent të mëparshëm penal pasi në vitin 2023 ka plagosur me thikë një rumun dhe u arratis drejt Stambollit. Ndërsa në vitin 2014, është arrestuar bashkë me një grup shqiptarësh të tjerë për grabitje në Belgjikë.

36-vjeçari është arrestuar më parë për pjesëmarrje në grup kriminal dhe gjithashtu ishte në kërkim nga autoritetet rumune, për plagosjen e pronarit të një lokali.

Rroshkodoli është arrestuar 10 vite më parë për pjesëmarrje në një grup që kryente vjedhje në Belgjikë.

36-vjeçari shpallur në kërkim nga autoritetet rumune akuzohet se në prill të vitit 2023 ka plagosur një person në lokal.

Mësohet se sherri nisi në një qebaptore mes Rroshkodolit dhe pronarit të një klubi nate. 36-vjeçari ishte ngritur nga tavolina dhe me një thikë që ka pasur në dorë ka goditur pronarin e lokalit. Më pas është larguar nga vendngjarja, duke e lënë të plagosur.

Lini një Përgjigje