TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Gusht 2024, 12:45

Shkatërrohet grupi i trafikut të drogës në Itali, arrestohen 10 persona; 4 prej tyre shqiptarë

Shkruar nga Pamfleti

Shkatërrohet grupi i trafikut të drogës në Itali, arrestohen

Policia italiane ka çmontuar grupin kriminal, të cilët akuzohen për trafik të lëndëve narkotike.

Dhjetë persona shqiptarë, marokenë dhe algjerianë u arrestuan mëngjesin e sotëm në Fermo pasi trafikonin kokainë dhe kanabis.

Hetimet

Hetimet nisën në dimrin e vitit 2022 nga Departamenti Operativ, Njësia Hetimore Fermo, nën drejtimin e Prokurorisë vendase. Pas hetimeve gati dy vjeçare u bë i mundur identifikimi dhe çmontimi i shoqatës kriminale, e dedikuar në tregtimin e sasive të mëdha të kokainës.

Grupi kriminal, i përbërë nga të paktën 18 persona, me qendër në këtë krahinë, furnizonte me lëndë narkotike (kokainë dhe pjesërisht edhe hashash) blerës të shumtë në zonë.

Për të shmangur zbulimin, tregtarët e drogës përdornin metoda të sofistikuara shitjeje. Kishte raste kur “pakot” e drogës u shkonin blerësve deri në shtëpi.

Arrestimet

Nga 18 të dyshuarit, 4 shqiptarë (43, 39, 38 dhe 32 vjeç me banim të gjithë në Porto Sant’Elpidio) dhe 2 marokenë (27 dhe 21 vjeç me në Torre San Patrizio) përfunduan në burg. Një grua marokene u la në arrest shtëpie.

Ndërsa tre alegjerianë janë larguar nga provinca e Fermos. Tetë personat e tjerë, pesë italianë dhe dy alegjerianë po vijojnë hetimet në gjendje të lirë.

Policia italiane vijon hetimet për të identifikuar personat e tjerë të përfshirë në këtë veprimtari.

 

Lini një Përgjigje