TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Gusht 2024, 11:38

E rëndë në Tiranë, babë e bir plagosin me thikë nipin e tyre

Shkruar nga Pamfleti

E rëndë në Tiranë, babë e bir plagosin me thikë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë ku dy persona babë e bir, 42 dhe 21 vjeç kanë plagosur me thikë nipin e tyre. 

Ata u arrestuan nga policia, ndërsa mësohet se i riu i plagosur ka marrë ndihmën mjekësore në spital dhe është larguar në banesë.

Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta.

“L. B., 42 vjeç, dhe M. B., 21 vjeç, (babë e bir), pasi dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, kanë ushtruar dhunë dhe goditur me mjet prerës shtetasin J. J., 26 vjeç (nipi i tyre). 26-vjeçari pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spital, është larguar për në banesë”, njofton policia.

 

Lini një Përgjigje