TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Gusht 2024, 10:19

Humbi gjurmët te hoteli i tij, a po strehohet i shumëkërkuari Talo Çela në Brazil nga Ervin Mata?

Shkruar nga Pamfleti
Humbi gjurmët te hoteli i tij, a po strehohet i shumëkërkuari
Ervin Mata dhe Talo Çela

Ervin Mata e ka strehuar Talo Çelën në hotelin e tij në mes të Tiranës, pse mos ta bëjë edhe në Brazil, ku edhe fshihet.

I shumëkërkuar Talo Çela dyshohet se është larguar nga Shqipëria me identitet të ndryshuar dhe është vendosur në një vend të Amerikës Latine, konkretisht në Brazil.

Kjo pasi Çela, i njohur si “Moma”, “Katnari” dhe me nofkën “Dhelpra” ka dalë në komunikimet e “Sky” se po përgatiste largimin e tij nga vendi, duke shfaqur mendim se do vendosej në Brazil me emër tjetër.

“Do iki në Brazil, andej me emër tjetër po doli prova këtu për Rinasin, s’kam ku rri më kot këtu në Shqipëri. Këtu merr 20 vjet, plus dhe këto vrasjet e leshit…”-thoshte Talo Çela në “Sky”.

Po pse pikërisht Brazili ishte destinacioni i zgjedhur i kriminelit dhe “killerit” më të kërkuar? Me një gjurmim të thjeshtë, del në pah se Talo Çela shquhet për lidhje të forta me një tjetër trafikant që jeton në Brazil. Bëhet fjalë pikërisht për Ervin Matën, i cili qëndron prej vitesh në këtë shtet.

Ervin Mata e ka strehuar Talo Çelën në hotelin e tij në mes të Tiranës, pse mos ta bëjë edhe në Brazil, ku edhe fshihet.

Kujtojmë edhe që gjurmët e fundit Talo Çela i ka në datën 5 gusht 2021 në hotel Victoria të Ervin Matës.

Informacion ky i siguruar nga Drejtoria e Antiterrorit dhe i publikuar nga hakerët dy vite më parë, ku rezulton se Talo Çela ka shkuar në hotelin e Ervin Matës i shoqëruar nga tre persona të tjerë me një mjet tip golf ngjyrë gri kurse vetë udhëtonte me një mjet tip Audio Q8 ngjyrë blu të errët me targa gjermane.

Vetë Çela udhëtonte së bashku me një grua dhe një fëmijë herën e parë kur është parë më datë 25 korrik ndërsa herën e dytë është parë vetëm.

Sipas informacionit, Talo Çela ka kontaktuar me Ervin Matën dhe i kishte thënë se duhej të kishte kujdes pasi kishte shumë kundërshtarë dhe mund ta vrasin. Ervini i është përgjigjur që: Le të bëjnë Çfarë të duan, për mua ka rëndësi që të mos më ndodhë ngjarje tek objekti im.

Burimi i informacionit dyshonte se Ervin Mata mund ta përdorë Talon për të eliminuar ndonjë nga kundërshtarët e tij./ Pamfleti

 

talo Çela ervin mata

Lini një Përgjigje