TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Gusht 2024, 22:17

Aksident në Vlorë, motori përplas dy vajza; njëra prej tyre 10 vjeçe

Shkruar nga Pamfleti

Aksident në Vlorë, motori përplas dy vajza; njëra prej tyre

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Bulevardin Vlorë-Skelë, ku drejtuesi i një motori ka përplasur dy vajza.

Burime nga vendngjarja bëjnë më dije se vajzat ishin duke kaluar rrugën në momentin që ndodhi përplasja. Nuk bëhet ende i ditur nëse shkak për aksidentin u bë shpejtësia e lartë motorit apo një gabim i kalimtareve. Si dy vajzat ashtu dhe drejtuesi i mjetit kanë mbetur të dëmtuar. 

"Rreth orës 21:45, në bulevardin “Ismail Qemali”, shtetasi E. R., 27 vjeç, duke drejtuar motomjetin, ka aksidentuar dy shtetase këmbësore, konkretisht shtetasen A. R., 20 vjeçe dhe një shtetase të mitur 10 vjeçe.

Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të dëmtuar lehtë dy shtetaset së bashku me drejtuesin e motomjetit, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin", tha policia.

Lini një Përgjigje