
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Kodër të Tepelenës, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur 3 fëmijë dhe një grua.
Në aksident janë përfshirë tre automjete. Mësohet se në një prej mjeteve udhëtonte një familje shqiptare, ndërsa në automjetin tjetër një familje polake dhe në të tretin një familje franceze.
Shkak i aksidentit dyshohet lagështia në rrugë, ndërsa policia po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Lini një Përgjigje