TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Gusht 2024, 16:39

Arrestimi i Andrew Bode, paralajmëron gazetari: Hakmarrja do të vazhdojë, policia ka ndaluar personin që strehonte autorin

Shkruar nga Pamfleti

Arrestimi i Andrew Bode, paralajmëron gazetari: Hakmarrja do të

Gazetari Elton Qyno ka folur lidhur me vrasjen e Edmond Papës. Ai shprehet se ky rast është shumë i rëndë, teksa shtoi se policia duhet të jetë vigjilente pasi dëshira për hakmarrje ekziston ende.

Sipas tij, policia ka arrestuar një person që strehonte në shtëpi autorin Andrew (Edvin) Bode, ndërsa shton se i është bërë kontroll në banesë Andrea Kalemit i cili u arrestua ditën e djeshme.

Gazetari tha se në banesë i është gjetur arma dhe prova të tjera që e implikonin me veprën penale.

“Policia ka marrë informacionin për një person në kërkim dhe ka arrestuar një person që e mbante në shtëpi Boden dhe nga ana tjetër i është bërë kontroll Andrea Kalemit dhe është gjetur arma dhe prova të tjera që e implikonin me veprën penale.

Kjo nuk do t’i pengojë ata edhe pse u arrestua Bode në sensibilizimin dhe për të mos bërë një goditje, sepse rasti i Memaliajt ishte shumë i rëndë sepse u vra në pensionist dhe dy persona të tjerë. Policia duhet të jetë më vigjilente, sepse ata që kanë vullnet për tu hakmarrë do t’i gjejnë vrasësit me pagesë sikurse kanë ndodhur edhe në rastet e tjera”, tha gazetari për “TCH”.

Lini një Përgjigje