TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Gusht 2024, 15:36

Tentoi të vriste dy policë në Vlorë, ekstradohet nga Belgjika 39-vjeçari me dy emra

Shkruar nga Pamfleti

Tentoi të vriste dy policë në Vlorë, ekstradohet nga

39-vjeçari Diego Haxhiraj alias Teki Haxhiraj është ekstraduar në Shqipëri nga Belgjika, pasi dy vite më parë qëlloi me armë dy 2 punonjës të policisë në Vlorë.

Ngjarja ndodhi më 2 shtator të vitit 2022, ku shqiptari me 2 emra tentoi të vriste 2 policët. Gjykata e Vlorës vendosi ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa mbi të rëndojnë akuzat: “Vrasje e mbetur në tentativë” dhe “armëmbajtje pa leje”.

“Ekstradohet nga Belgjika, një 39-vjeçar që akuzohet se rreth 2 vjet më parë, në Vlorë, tentoi të vriste me armë zjarri, 2 punonjës policie.

Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë të specialistëve të Interpol Tiranës me homologët në Belgjikë, u finalizua procedura për ekstradimin në Shqipëri, të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, D. H. alias T. H., 39 vjeç.

Këtij shtetasi, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, në vitin 2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Mbrëmjen e datës 02.09.2022, në qytetin e Vlorës, dyshohet se shtetasi D. H. alias T. H., në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të 2 punonjësve të Policisë. Autorët u larguan nga vendngjarja, me një automjet, i cili u gjet dhe u sekuestrua nga Policia.

Operacioni “Para drejtësisë” vijon”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lini një Përgjigje