
Një 43-vjeçar është arrestuar nga policia pasi i mori 12 milionë lekë të vjetra (12 mijë euro) një shtetasi përmes mashtrimit.
Pas kallëzimit të shtetasit me inicialet R.D se ishte mashtruar nga 43-vjeçari, për dhënien e një shume parash, policia e Dibrës ka vënë në pranga autorin e dyshuar të rastit, shtetasin G.T, banues në fshatin Kastriot, Dibër.
Sipas policisë, 43-vjeçari i ka marrë 12 milion lekë, me qëllim për t’ia dërguar një të afërmi të tij.
Gjatë kontrollit në automjetin e 43-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën shumën e parave, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Lini një Përgjigje