TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Gusht 2024, 11:55

Dyshohet se vrau Edmond Papën, del para gjykatës Andrew Bode; fshihet pas murit të kafazit prej xhami

Shkruar nga Pamfleti

Dyshohet se vrau Edmond Papën, del para gjykatës Andrew Bode; fshihet

Adrew Bode ka dalë sot para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë, pasi dyshohet se është autor i vrasjes së biznesmenit Edmond Papa.

Bode u arrestua në Memaliaj nga një operacioni i frocave RENEA, së bashku me dy persona të tjerë, Julian Kalemi dhe Andrea alias Adriatik Kalemi.

Fillimisht brenda ‘kafazit’ në gjykatë, ai ka tentuar që tu fshihet kamerave, por është ulur me urdhër të forcave të policisë.

Kujtojmë se gjatë operacionit u arrestua dhe Julian Kalemi, pasi kishte strehuar Boden që ishte në kërkim, dhe po ashtu në pranga ra dhe Andrea alias Adriatik Kalemi për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Lini një Përgjigje