TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Gusht 2024, 13:10

I shpallur në kërkim për prostitucion, ekstradohet drejt Italisë Andrea Ajasllari

Shkruar nga Pamfleti

I shpallur në kërkim për prostitucion, ekstradohet drejt

Andrea Ajasllari, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, është ekstraduar drejt Italisë.

Ndaj 49 vjeçarit, gjykata e Comos kishte dhënë masën e sigurisë “arrest në burg” për kryerjen e veprës penale të “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Kanosje” parashikuar nga nenet e Kodit Penal italian.

Ai u arrestua në nëntor të vitit të kaluar në Berat.

"Sot ne date 30.08.2024 ora 14:15 u krye ekstradimi nga vendi yne drejt Italisë i shtetasit Andrea AJASLLARI, i datelindjes 20.06.1975.

Ky shtetas eshte shpallur ne kerkim nga Interpol Roma /Itali, ne datën 04.08.2023, per kryerjen e vepres penale te “Shfrytezim prostitucioni”, “Kanosje” parashikuar nga nenet e Kodit Penal italian pasi Gjykata e Como/Itali, me vendimin Nr. 5191/2021 RGNR-n 2345/2019 RG GIP datë 05.07.2021, ka caktuar per kete shtetas mase sigurimi personal “Arrest me Burg”, njoftoi policia.

 

Lini një Përgjigje