TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Gusht 2024, 12:53

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e Gentjan Bejtjas, publikohet fotoja e Florian Plakut

Shkruar nga Pamfleti
I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e Gentjan
Florian Plaku

Publikohet fotoja e Florian Plakut, i shpallur në kërkim si njëri prej autorëve të vrasjes së Gentian Bejtjas në mars të këtij viti para derës së banesës.

Mësohet se Plaku është pjesë e grupeve të Vlorës, ndërsa rezulton se ka tre emra.

Ndaj 41-vjeçarit Florian Plaku lindur dhe banues në Vlorë, rëndojnë akuzat për veprat penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Për arrestimin e atentatorit, i njohur me pseudonimin ‘Pole Qorri’, policia e Vlorës ka kryer kontrolle në disa vende si dhe në banesë, por nuk është gjetur. Dyshohet se Florian Plaku ndodhet në Dubai. Grupi hetimor ka dyshime që urdhri i vrasjes është dhënë nga Dubai ku vijojnë hetimet me autoritetet e huaja.

Gjatë hetimeve policia dhe prokuroria zbuluan se në një agjenci udhëtimesh në Lezhë janë lënë gjurmë të Flodian Plakut. Në këtë agjenci janë prerë bileta udhëtimi për Plakun dhe sipas policisë janë paguar nga Roan Brahimi, person ky i vrarë në Athinë.

Rohan Brahimi alias Sidorel Prendi rezulton se ka lidhje familjare me të arrestuarin Ilir Beqaraj të cilit i është shtuar edhe akuza e “vrasjes me paramendim” pasi dyshohet se ka marrë pjesë direkte në vrasjen e Gentjan Bejtjes.

Hetuesit dyshojnë se Brahimi, ka pajtuar Flodian Plakun dhe Ilir Beqarajn për të ekzekutuar Gentjan Bejtajn për llogari të palëve të treta që ndodhen në Nikël.

Identifikimi i Florian Plakut si pjesëmarrës në vrasje është kryer përmes një mbetje ADN të gjetur në makinën ‘Golf 7’. Po në këtë makinë u gjetën edhe gjurmët e Gentjan Beqarajt dhe Edison Haxhiut, të cilën e përdorën për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e Gentjan

Lini një Përgjigje