
Policia e Shkodrës ka nisur të sekuestrojë kamerat e sigurisë me qëllim zbulimin e autorëve të vrasjes së 36-vjeçarit Elis Rroshkodoli.
Mësohet se pas kryerjes së krimit, autori ka lëvizur më një mjet tip “Benz A Class”.
Nga këqyrja e kamerave të sigurisë, ky automjet të jep përshtypjen që mban targa të Malit të Zi, por për arsye hetimi nuk mund të bëhen publike.
Policia po verifikon mënyra se si dhe koha kur ky mjet është futur në vendin tonë, por nuk përjashtohet mundësia që targat të kenë qenë të vjedhura dhe që më pas i janë vendosur mjetit “Benz” që është përdorur për ekzekutimin e sotëm që tronditi Shkodrën.
Hetuesit e policisë kriminale kanë në dorë një skedë të 36-vjeçarit që besohet se sulmi të këtë ardhur nga aktiviteti i tij kriminal.
Në Drejtorinë Vendore të Policisë së Shkodrës janë marrë në pyetje një sërë dëshmitarësh, kryesisht ata që kanë qenë në lokal dhe përreth tij në momentin e vrasjes./ Ora News
Lini një Përgjigje