TAGS-AT E JAVËS

Kronike31 Gusht 2024, 12:01

Nën efektin e alkoolit dhe drogës, shqiptari shkakton aksident tragjik në Itali; vdes gruaja e tij 24-vjeçare, në gjendje kritike djali i sapolindur

Shkruar nga Pamfleti

Nën efektin e alkoolit dhe drogës, shqiptari shkakton aksident tragjik

Nga kontrollet e kryera nga komisariati i Formisë, konfirmohet se i riu shqiptar që drejtonte mjetin, ka rezultuar pozitiv për drogë dhe alkool.

Një aksidet tragjik ka ndodhur në Fondi të Italisë, pasi një nënë e re ka humbur jetën, teksa djali i saj i mitur është në gjendje të rëndë. Shkatar ka qenë një 22-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Ali Hoxha, që drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe nën efektin e alkoolit.

Sipas mediave italiane, vajza 24-vjeçe e quajtur Mariagrazia Bedin,ka vdekur në vend, teksa foshnja disa muajshe ndodhet në spital.

Aksidenti ndodhi mbrëmë afër mesnatës. Makina Volkswagen Golf e drejtuar nga partneri i viktimës dhe babai i fëmijës doli nga rruga përmes Sant'Anastasia dhe u përmbys.  Në bord ishte edhe motra e shoferit shqiptar, e cila gjithashtu u shtrua në spital në gjendje të rëndë.

Makina është rrotulluar disa herë, duke shkaktuar plagosjen fatale të nënës së re – e cila ka ndërruar jetë menjëherë – dhe duke i shkaktuar disa trauma të porsalindurit që u transportua menjëherë me avion në Romë. Dy personat e tjerë nuk janë në rrezik për jetën: 22-vjeçari shqiptar dhe motra e tij, të dy të shtruar në spitalin Dono Svizzero në Formia.

Nga kontrollet e kryera nga komisariati i Formisë, konfirmohet se i riu shqiptar që drejtonte mjetin, ka rezultuar pozitiv për drogë dhe alkool.

Policia e ka vënë atë nën arrest duke e akuzuar për vrasje.

Lini një Përgjigje