TAGS-AT E JAVËS

Kronike31 Gusht 2024, 11:42

Detaje nga vrasja në Shkodër, targa me të cilën lëvizte automjeti i atentatorëve e vjedhur në Malin e Zi

Shkruar nga Pamfleti

Detaje nga vrasja në Shkodër, targa me të cilën lëvizte

Dalin të tjera detaje nga vrasja e një dite më parë në Shkodër.

Prokuroria dhe policia vendore e Shkodrës kanë arritur që të verifikojnë targën e automjetit tip "Benz" nga ku u krye vrasja e shtetasit Elis Rroshkodoli.

Sipas burimeve targa e automjetit me të cilën autorët lëvizën duke kryer krimin e rëndë mësohet se rezulton e vjedhur në Malin e Zi.

Targa e automjetit është vjedhur me datën 5 gusht të këtij viti në shtetin malazez. Kjo është konfirmuar edhe nga komunikimet e policisë shqiptare me atë malazeze. Pronari i automjetit në Malin e Zi ka denoncuar vjedhjen e targës.

 

Lini një Përgjigje