TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Korrik 2025, 12:36

I dënuar me 18-vite burg nga drejtësia italiane, arrestohet në Tiranë kreu i organizatë kriminale ndërkombëtare!  

Shkruar nga Pamfleti

I dënuar me 18-vite burg nga drejtësia italiane, arrestohet në
Kreu i një organizate kriminale ndërkombëtare është arrestuar nga policia e Tiranës. Bëhet fjalë për 59-vjeçarin, Ilir Kociaj i cili është dënuar me 18 vite burg në Itali.  

59-vjeçari, u kap në flagrancë teksa tentonte të largohej me automjetin e tij, në autostradën “Tiranë–Elbasan”.  Kociaj ishte shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë për njohjen e vendimit të Gjykatës së Firences, Itali, që e dënon atë me 18 vite burgim. 


 Njoftimi i policisë:  

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Hierarkia”. 
Kapet kreu i një organizate kriminale ndërkombëtare, shtetas me rrezikshmëri shoqërore, i dënuar me 18 vjet burgim. 
59-vjeçari tentoi t’iu ikte shërbimeve të Policisë, me një automjet tip “Audi Q5” që u sekuestrua nga Policia. 
Si rezultat i një pune të mirorganziuar informative dhe operacionale, shërbimet e Seksionit të Kërkimit të Sektorit të Forcës së Posaçme për Operacione Speciale dhe Kërkime, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, finalizuan me sukses operacionin “Hierarkia”, gjatë të cilit u vu në pranga shtetasi: 

-Ilir Kociaj (Koçiaj), 59 vjeç. 

59-vjeçari, u kap në flagrancë teksa tentonte të largohej me automjetin e tij, në autostradën “Tiranë–Elbasan”. 
Shtetasi Ilir Kociaj (Koçiaj) ishte shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë për njohjen e vendimit të Gjykatës së Firences, Itali, që e dënon atë me 18 vite burgim, për veprën penale

“Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të një organizate kriminale.  59-vjeçari iu dorëzua Policisë së Elbasanit, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme. 
 

Lini një Përgjigje