TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Korrik 2025, 11:32

E zhdukur prej një jave, telefoni i 48-vjeçares nga Tropoja gjendet në makinën e bashkëshortit dhunues!  

Shkruar nga Pamfleti

E zhdukur prej një jave, telefoni i 48-vjeçares nga Tropoja gjendet
Detaje të reja nga hetimet e zhdukjes së 48-vjeçares në Tropojë, e cila ka humbur kontaktet me familjen e saj, fëmijët dhe të afërm që prej datës 22 korrik. 

Kanë qenë njerëzit e 48-vjeçares nga Tropoja që ka bërë denoncimin në polici që nëna e tyre ka humbur. Menjëherë Policia e Kukesit nisi hetimet dhe mori në pyetje fëmijët e 48-vjeçares dhe të afërm të saj. Pas hetimeve polica e Kukësit më datë korrik arrestoi bashkëshortin e 48-vjeçares, shtetasin Imer Shpata, 58 vjeç. 

Nga hetimet rezultoi se 48-vjeçarja dyshohet se është larguar si pasojë e dhunës sistematike nga bashkëshorti. Në banesë 58-vjeçarit iu gjetën edhe dy armë zjarri, që u sekuestruan nga Policia. 58-vjeçari është me precedent të mëparshëm të dhunës në familje pasi një vit më parë ka bërë 8 muaj burg për dhunimin e bashkëshortes. 

Gjatë marrjes në pyetje 58-vjeçari ka deklaruar se nuk e di ku mund te jetë bashkëshortja e tij dhe se e ka lënë këtë të fundit në banesë. 

Ditën e marte ne darke më datë 22 korrik rezulton se 48-vjeçarja ka qenë në banesë bashkë me 58-vjeçarin pasi rreth orës 22:00 fëmijët kanë folur në telefon me nënën e tyre. Pastaj duke u gdhirë data 23 korrik 58-vjeçari Imer Shpata është nisur me makinë dhe ka ikur në Durrës tek e motra. 

Prova e fortë që ka gjetur policia në makinën e 58-vjeçarit është telefoni celular i bashkëshortes së tij. Kur është pyetur nga hetuesit 58-vjeçari ka deklaruar se nuk e di kush ia ka futur telefonin celular të gruas në makinë. 

Policia e Kukësit po vijon hetimet intensive për zbardhjen e ngjarjes dhe ka sekuestruar dhe po këqyr kamerat e sigurisë të itinerarit të rrugës që ka ndjekur 58-vjeçari nga Tropoja në Durrës, pasi policia ka dyshime të forta se bashkëshorti ka lidhje me zhdukjen e 48-vjeçares./BW

Lini një Përgjigje