TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Korrik 2025, 10:38

Po ndërtonin pa leje një 'TEC' në pronë publike, arrestohen 2 inxhinierët; shpallen në kërkim pronari dhe administratori

Shkruar nga Pamfleti

Po ndërtonin pa leje një 'TEC' në pronë publike,

Dy inxhinierë kanë rënë në prangat e policisë së Delvinës, pasi akuzohen se po ndërtonin pa leje një impiant gazi (TEC), në pronë publike.

Sipas policisë, të arrestuarit janë Elton Malkaj dhe Luan Metaj. Ndërkohë, në kërkim janë shpallur pronari dhe administratori i kompanisë Sokol Meqemaj dhe Juglerd Ibrahimi.

"Në kuadër të masave të ndërmarra për parandalimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve të paligjshme që cenojnë territorin dhe mjedisin, strukturat e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar të DVP Vlorë, në bashkëpunim me inspektorët e IKMT Tiranë dhe me Inspektoratin e Mjedisit, ushtruan kontroll në një subjekt privat (kompani gazi), në Delvinë.

Gjatë kontrollit u konstatua se kjo kompani po ndërtonte një impiant gazi (TEC), në pronë publike, pa leje ndërtimi dhe zhvillimi nga organet kompetente.

Në përfundim të veprimeve të para procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve arrestuan në flagrancë shtetasit:

E. M., 31 vjeç, me detyrë përgjegjës i impiantit të gazit, dhe L. M., 53 vjeç, me detyrë përgjegjës i kantierit të ndërtimit, të dy të dyshuar për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm”, me qëllim përfitimi, dhe “Pushtimi i tokës”.

Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit:

S. M., 56 vjeç, pronari i kompanisë, dhe J. I., 36 vjeç, administratori i kompanisë, të dy gjithashtu të dyshuar për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm”, me qëllim përfitimi, dhe “Pushtimi i tokës”.

Nga ana e IKMT-së është mbajtur procesverbali për konstatimin e kundërvajtjes dhe është bërë bllokimi i punimeve në këtë objekt. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Po ndërtonin pa leje një 'TEC' në pronë publike,Po ndërtonin pa leje një 'TEC' në pronë publike,

Lini një Përgjigje