
Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Korçë, ku një 31 vjeçar vrau partneren e tij 52-vjeçare. Mësohet se autori ka përdorur thikën e bukë mbi 50 herë për t’i marrë jetën gruas. Pas ngjarjes, ai ka pastruar gjakun dhe i ka vënë zjarrin shtëpisë për të fshehur provat.
Pas shoqërimit në polici, 31-vjeçari ka mohuar të vërtetën. Ai ka deklaruar se me viktimën ishte prej tre vitesh i lidhur.
“Besoj në Zot. E doja, nuk më bënte përshtypje mosha. Vij nga një familje e mirë dhe nuk mund të bëhem vrasës. Ajo dehej shpesh. Njësoj bëja dhe unë. Kjo na bashkonte, dashuria dhe e pira. Kohët e fundit kishte raste kur më godiste. E duroja sepse e doja. Pastaj nuk durova dot më. E dija që ishte më e madhe por unë e doja. Nuk më bënte përshtypje mosha. Ajo me përdorte, nuk më donte", rrëfehet 37-vjeçari në Polici.
Autori pretendon se ditën e ngjarjes ka qenë në Korçë dhe kur u kthye në Pogradec mësoi se partnerja kishte vdekur.
Pas 7 orësh pyetje ku u ballafaqua dhe me provat që ka në dorë policia, ai pranoi disa episode por jo vrasjen.
“Peshqirët me gjak i hodha në mbeturina duke menduar se mos në apartament ishte therur ndonjë pulë sepse bashkëjetuesja ishte e fiksuar pas pastërtisë”, ka deklaruar ai.
Pas ballafaqimit me pamjet filmike, dëmtimet qe dhe autori ka marre gjatë përleshjes dhe eksperimentin hetimor të kryer në vendngjarje, 31 vjeçari u thye duke shprehur pendesë dhe pranoi autorësinë e vrasjes para grupit hetimor. Sipas tij, 52 vjeçarja ishte e alkoolizuar dhe se kohët e fundit ishte bërë agresive dhe e dhunonte. Edhe vetë autorit të ngjarjes do t’i kryhet një vlerësim psikologjik.
Lini një Përgjigje