TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Korrik 2025, 11:34

Aksident i rëndë në aksin Fier-Roskovec, automjetet përfundojnë në kanal; plagosen dy persona

Shkruar nga Pamfleti
Aksident i rëndë në aksin Fier-Roskovec, automjetet

 

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Fier–Roskovec, pranë zonës së Zharrëzës, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe më pas kanë përfunduar në një kanal anës rrugës.

Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë në spitalin e Fierit.

Sakaq, ende nuk ka informacion zyrtar mbi gjendjen e tyre shëndetësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë rrugore, të cilat po kryejnë veprimet hetimore për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Lini një Përgjigje