TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Tetor 2025, 08:37

Humbi kontrollin mbi automjetin dhe ra nga humnera, policia jep detaje nga aksidenti në Fierzë ku humbi jetën 51-vjeçari 

Shkruar nga Pamfleti

Humbi kontrollin mbi automjetin dhe ra nga humnera, policia jep detaje nga

Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor “Qafë Mali–Fierzë”.

51-vjeçari duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, i cili ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një humnerë.

Për fat të keq për shkak të plagëve të marra, 51-vjeçari i identifikuar me inicialet P.U. ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

"Mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor “Qafë Mali–Fierzë”, shtetasi P. U., 51 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, i cili ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një humnerë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, forcat zjarrfikëse dhe ambulanca, por shtetasi P. U. ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit", njofton poilica.

 

Lini një Përgjigje