
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën e spitalit Memorialit në Fier.
Mësohet se në aksident janë përfshirë dy automjete, një Mercedes dhe një Toyota. Si pasojë e përplasjes, njëra prej makinave ka përfunduar në kanal, ndërsa tjetra ka pësuar dëmtime në pjesën e përparme.
Raportohet se dy persona kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar për mjekim në spitalin e Fierit.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar rrethanat e aksidentit.
Lini një Përgjigje