TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Tetor 2025, 14:05

Zbulohet laborator droge me 34 kg kanabis, arrestohen dy 31-vjeçarë në Mirditë 

Shkruar nga Pamfleti

Zbulohet laborator droge me 34 kg kanabis, arrestohen dy 31-vjeçarë

Dy persona kanë në pranga pas zbulimit të një laboratori droge dhe dy parcelave me kanabis në Mirditë.

Gjatë kontrolleve në fshatin Shtuf të njësisë administrative Kaçinar, u zbuluan dy parcela me 220 bimë kanabis dhe një ambient i përshtatur posaçërisht për tharjen dhe përgatitjen e drogës për shitje. Në total, autoritetet sekuestruan rreth 33.7 kilogramë

Të arrestuarit janë dy 31-vjeçarët Preng Marku dhe Kristian Pima. 

"Operacioni policor, i koduar “Processing”, u finalizua me zbulimin e dy parcelave me bimë narkotike dhe një ambienti të përshtatur për tharjen e tyre, në fshatin Shtuf të njësisë administrative Kaçinar.

Si rezultat i hetimeve me metoda proaktive dhe në bashkëpunim me Sektorin Operacional, u arrit të zbuloheshin:

220 bimë kanabis, të cilat u asgjësuan me djegie (një pjesë u sekuestrua si provë materiale);

Rreth 33.7 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike, në proces tharjeje;

Një ambient i përshtatur posaçërisht për tharjen dhe përgatitjen e drogës për shitje.

Policia vuri në pranga:

Preng Marku, 31 vjeç, banues në fshatin Shtuf, kapur në flagrancë në ambientin ku thaheshin bimët narkotike;

Kristian Pima, 31 vjeç, banues në fshatin Arrëz të Mirditës, i njohur më parë për precedent penal në fushën e narkotikëve.

Autoritetet njoftojnë se hetimet vijojnë për identifikimin dhe ndalimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme ligjore", njofton policia. 

Lini një Përgjigje