TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Tetor 2025, 13:11

Ndjekje si në filma/ Shqiptari, me makinë të vjedhur, sjell vërdallë policinë greke në rrugët e Athinës

Shkruar nga Pamfleti

Ndjekje si në filma/ Shqiptari, me makinë të vjedhur, sjell

Një shqiptar u arrestua në Athinë, pasi policia e ndoqi për disa minuta në një aksion, që nisi me një sinjalizim për kontrollin e automjetit, pas dyshimeve që iu krijuan ekipit të DI.AS, që ishte në patrullim në zonën e “Amarousi” në rrugën “Neratziotissis”.

Në momentin që drejtuesit të mjetit, që pas verifikimeve rezultoi të ishte shqiptar, iu dha shenja për kontroll, ai shtoi shpejtësinë duke tentuar t’i humbasë policisë.

Kjo e fundit nuk hoqi dorë dhe vijoi ndjekjen në rrugën “Neratziotissis” drejt stacionit ISAP “Irini” dhe në rrugë të ngushta paralele me rrugën “Marinov Antypa”.

Në kryqëzimin e rrugëve “Folegandros” dhe “Smyrnis”, shoferi e braktisi makinën dhe iku në këmbë.

Policia gjithashtu vijoi ndjekjen në këmbë, deri në arrestimin e tij në rrugën “Marinov Antypa 56”.

Kur oficerët e policisë u kthyen te automjeti i braktisur, ata zbuluan se një person tjetër e kishte zhvendosur atë. Makina u gjet përfundimisht e braktisur nga Ekipi DIAS në rrugën “Iras 60” në Heraklion.

Autori është një 32-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Marsel Ndreca nga Miloti.  Ai akuzohet për tentativë vjedhjeje derisa makina të dërgohet në stacion dhe të kontrollohet nëse ka diçka brenda saj, pasi është e mbyllur.

Sipas burimeve policore, i arrestuari ka përfunduar në polici 10 herë për vepra të ndryshme penale, ndërsa atij i është ndaluar edhe hyrja në Greqi.

Hetimi vazhdon ndërsa kërkohet një person i dytë i përfshirë.

Lini një Përgjigje