
Një 25-vjeçar është arrestuar nga policia italiane, pasi akuzohet për shitje të lëndëve narkotike dhe rezistencë ndaj policisë.
Ngjarja ndodhi gjatë një patrullimi për të kontrolluar zonën. Oficerët vunë re një automjet të dyshimtë në lëvizje dhe i urdhëruan shoferit të ndalonte.
Por në vend që të ndalonte, i riu shtoi shpejtësinë dhe u arratis, duke rrezikuar edhe efektivët. Madje u fut edhe në korsinë dhe rrugë me sens të kundërt, duke shkaktuar rrezik edhe për qytetarët. Ai u arrestua pas një ndjekjeje disa minutësh.
Karabinierët sekuestruan 27 doza kokaine me një total prej afërsisht 17 gramë. Kontrolli i mëtejshëm fizik zbuloi dy doza me 1.2 gramë kokainë dhe 1040 euro cash. Pas një urdhri të lëshuar nga zyra e prokurorit të Peruxhias, ai u dërgua në burgun e Capanne, ku do të presë gjyqin.
Lini një Përgjigje