TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Tetor 2025, 14:39

Zbulohet "foleja" e prostitucionit në Durrës, në pranga dy të huaja; sekuestrohen tufa me para

Shkruar nga Pamfleti

Zbulohet "foleja" e prostitucionit në Durrës, në pranga

Një apartament që shërbente si bazë prostitucioni në Durrës është zbuluar në lagjen Nr12, ku u arrestuan dy prostituta të huaja; N. T. 34 vjeçe nga Venezuela dhe A. A. 24 vjeçe banuese në Kolumbi.

Ato akuzohen për prostitucion dhe përshtatje e ambienteve për prostitucion, pasi kishin marrë me qira apartamentin për ushtrim prostitucioni.

"Finalizohet pas 3 javësh hetime me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “STORM 7”.

Zbulohet në lagjen nr. 12, Durrës, një apartament ku ushtrohej prostitucion.           

Arrestohen në flagrancë 2 shtetaset e huaja që e kishin marrë me qira apartamentin, për këtë qëllim.

Sekuestrohet një shumë parash e dyshuar e përfituar nga prostitucioni.

Si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, për një periudhë trejavore, në drejtimin e Prokurorisë, u organizua dhe u finalizua në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, të DVP Durrës, operacioni policor i koduar “STORM 7”. 

Si rezultat i hetimeve:

-u zbulua në lagjen nr. 12, Durrës, një apartament ku ushtrohej prostitucion;

-u arrestuan në flagrancë shtetaset N. T., 34 vjeçe, banuese në Venezuelë dhe A. A., 24 vjeçe,  banuese në Kolumbi, për veprat penale “Prostitucioni” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”, të cilat dyshohet se e kishin marrë me qira apartamentin, për ushtrim prostitucioni.

Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Prostitucioni”, për shtetasit M. A., A. A. dhe D. T.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan  një shumë parash e dyshuar e përfituar nga prostitucioni, 6 celularë dhe dokumente identifikimi të shtetaseve të arrestuara.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale", njofton policia.

1 Komente

  1. B
    Bedriu durres

    kollaj fare shifni hyrjet ne rinas ca jan nga vendet latine dhe azia jan te gjitha escorta , hyni te webi dhe do i gjei kollaj ,esht mbush plot e perplot largojini se na ngrejten qerat neve tjerve

    Lini një Përgjigje