
Një 19-vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës, pasi akuzohet se ka transportuar emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës.
I riu merrte 400 euro për person dhe ndihmonte emigrantë nga vendet e treta që të kalonin ilegalisht kufirin tokësor me Greqinë e më pas kufirin tokësor me Malin e Zi, duke i transportuar me automjet.
Ndaj 19-vjeçarit rëndon akuza “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
“Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Bajzë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për një rast të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt pagesës, për kalim të paligjshëm të kufijve, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Borders 3”. Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi:
-V. T., 19 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ndihmonte emigrantë nga Vendet e Treta, që të kalonin ilegalisht kufirin tokësor me Greqinë dhe më pas kufirin tokësor me Malin e Zi, duke i transportuar me automjet.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë”, njoftoi policia.
Lini një Përgjigje