TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Mars 2025, 10:05

Gjendet një trup i pajetë në Rrugën e Kombit, dyshohet se mund të jetë përplasur nga makina

Shkruar nga Pamfleti

Gjendet një trup i pajetë në Rrugën e Kombit, dyshohet se

Një trup i pajetë, ende i paidentifikuar është gjetur mëngjesin e sotëm nga punonjësit e mirëmbajtjes së rrugëve. Ata kanë gjetur viktimën gjatë punës rutinë që kryejnë në këtë aks dhe menjëherë kanë lajmëruar policinë.

Konkretisht trupi është gjetur pa shenja jete në kryqëzimin ku ndahen aksi i rrugës së Kombit me segmentin drejt Lezhës, pranë trafikndarësve. Ndërkohë, ende nuk dihet identiteti i personit.

Paraprakisht dyshohet se viktima mund të ketë humbur jetën si pasojë e përplasjes nga automjetet para disa muajsh. Ndërkohë, pritet kryerja e autopsisë për të përcaktuar shkaqet e vdekjes së tij.

'Rreth orës 08:50, është gjetur në trafikndarësen e autostradës “Milot-Thumanë”, në fshatin Shullaz, një trup njeriu, i dekompozuar. Nga verifikimet paraprake dyshohet se trupi i përket shtetasit E. N., 49 vjeç, banues në Laç. Gjithashtu, nga veprimet paraprake dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën para disa muajsh, si pasojë e një aksidenti rrugor", njoftoi policia.

Lini një Përgjigje