TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Mars 2025, 08:08

Sherr mes vajzave në Vlorë, të rejat ndalojnë makinat në rrugë dhe përplasen fizikisht (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Sherr mes vajzave në Vlorë, të rejat ndalojnë makinat

Një sherr mes disa vajzash të reja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në mes të rrugës në qytetin e Vlorës.

Sipas dëshmive të qytetarëve, grupi i vajzave kishte ndaluar automjetet e tyre të shtrenjta në një nga rrugët kryesore të qytetit, ku pas një përplasjeje verbale, kanë pasur dhe një sherr fizik.

Disa prej tyre janë kapur për flokësh dhe kanë shpërthyer në ofendime të forta.

Qytetarët e pranishëm në vendngjarje kanë ndërhyrë menjëherë për të parandaluar përshkallëzimin e situatës dhe për të ndarë vajzat, të cilat vazhdonin të godisnin dhe ofendonin njëra-tjetrën.

Ndërkohë, ende nuk dihen shkaqet që që konflikti i tyre ka agravuar deri në dhunë fizike.

Lini një Përgjigje