TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Mars 2025, 07:27

Zbulohet organizatori vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Shkruar nga Pamfleti
Zbulohet organizatori vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i
Remzi Azemi

Në Kolumbi, Dritan Rexhepi lëvizi midis Bogotás dhe Santa Martës.

Sipas medias në Venezuelë, në gusht 2022, ai themeloi kompaninë Hkg Colombian Sas në Medellín. Në të njëjtën kohë, në Kolumbi ndodhej edhe një tjetër figurë kyçe e Kompania Bello, kosovari Remzi Azemi, i cili ishte arrestuar me Rexhepin në Ekuador, në 2014, por u lirua tre muaj më vonë.

Ai mori përsipër koordinimin e dërgesave të kokainës nga Guayaquil dhe u bë krahu i djathtë i Rexhepit. Azemi gjithashtu urdhëroi ekzekutimin e shqiptarëve të tjerë që përpiqeshin të krijonin grupe të pavarura për eksportimin e kokainës nga Guayaquil, pa miratimin e Kompania Bello.

Sipas inteligjencës evropiane, Azemi përdorte përkohësisht një automjet të blinduar me targë GSU-2041, i regjistruar në emër të Katrin Paola Ospino Fernández, partnerja e Rexhepit.

Ospino Fernández ishte aksionere dhe presidente e kompanisë Worldclass Ecuador, e cila merrej me turizëm, deri në korrik 2021, kur Rexhepi tashmë ishte arratisur në Kolumbi.

remzi azemi kolumbi dritan rexhepi

Lini një Përgjigje