TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Mars 2025, 21:58

Vrasja e palestinezes në Tiranë, Rexhepi: Dyshoj te pista morale e krimit

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e palestinezes në Tiranë, Rexhepi: Dyshoj te pista morale e

Rayyan Alwan, 24-vjeçare me origjinë nga Palestina, u gjet e vrarë në një banesë të marrë me qira në Tiranë. Ngjarja po hetohet nga autoritetet, ndërsa autor i dyshuar i ngjarjes është Fati Alwan, i identifikuar si babai i vajzës.

Ai është larguar nga Shqipëria dhe dyshohet se fshihet në Amsterdam.

Artan Rexhepi, ekspert i kriminalistikës, në emisionin ‘Të Pashoq’ tha se kjo ngjarje tregon se ne nuk kemi kapacitete.

“Kam shumë pak informacione lidhur me ngjarjen, por fakti që kanë hyrë në Shqipëri me dokumente false, ka ndodhur krimi, autori i dyshuar largohet, tregon se nuk kemi kapacitetet e duhura. Dyshoj se pista e krimit është morale, referuar edhe besimit fetar. Kam besim se autori nëse fshihet në Holandë do arrestohet, pasi është një nga policitë më profesionale jo vetëm në Europë”, tha Rexhepi.

  

Lini një Përgjigje