
Katër shqiptarë dhe 2 spanjollë u arrestuan në kuadër të një operacioni të Mossos d'Esquadra me policinël Lokale të Alella.
Operacioni kishte si qëllim çmontimin e bazave të kultivimit të marihuanës, një prej të cilëve u zbulua në lagjen Can Teixidó të qytetit Maresme (Barcelona).
Policia katalanase mori informacione për kultimin e lëndës narkotike më 27 shkurt, ndërsa bazuar në një urdhër gjykate u kryen kontrolle duke zbuluar se bodrumi i një ndërtese ishte plot me bimë.
Në total, policia gjeti mbi 700 bimë në bodrumin e një shtëpie në Alella.
Konkretisht, gjatë kontrollit në banesë u gjetën 725 bimë marihuanë, si dhe 30 kilogramë sytha. Gjithashtu, me bashkëpunimin e teknikëve të kompanisë së energjisë elektrike, u arrit të konstatohej vidhej energji elektrike , ndërsa dëmi i shkaktuar vetëm nga ky aspekt llogaritet në 65,000 euro.

Gjashtë të arrestuarit, të moshës 30 deri në 49 vjeç , akuzohen si autorë të dyshuar të krimit kundër shëndetit publik për trafik droge, një për vjedhje të energjisë elektrike dhe një për anëtarësim në një grup kriminal. Ata akuzohen edhe për falsifikim dokumentesh, pasi ndonëse shtëpia ishte marrë me qira në mënyrë të ligjshme, qiramarrësit kishin manipuluar me fletëpagesat e tyre për të zyrtarizuar kontratën me agjencinë imobiliare.
Sipas Këshillit Bashkiak Alella, ky është i pesti plantacion i këtij lloji që çmontohet në këtë bashki që nga krijimi i Grupit Operativ të Policisë Vendore (GOSC).
Lini një Përgjigje