TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Maj 2025, 10:52

Fletë votimi të falsifikuar, lista me emra zgjedhësish dhe armë; kapet pronari i një lokali në Peqin që u denoncua nga Berisha

Shkruar nga Pamfleti

Fletë votimi të falsifikuar, lista me emra zgjedhësish dhe

Një denoncim publik i bërë nga ish-kryeministri Sali Berisha ka çuar Policinë e Peqinit në një lokal në fshatin Pekisht, ku janë gjetur materiale të dyshuara për manipulim zgjedhor.

Gjatë kontrollit, janë sekuestruar 10 fletë të ngjashme me ato të votimit, të dyshuara si të falsifikuara, një listë me emra zgjedhësish dhe 280 000 lekë.

Ndërkohë mësohet se në banesën e pronarit të lokalit, u gjetën edhe armë pa leje. Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetimet për veprat penale “Falsifikimi i materialit zgjedhor” dhe “Mbajtja pa leje e armëve”.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin, pas njoftimit të marrë më datë 22.05.2025, se në një lokal në fshatin Pekisht, ishin gjetur disa materiale të dyshuara zgjedhore, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë, me qëllim verifikimin e rastit.

Gjatë veprimeve të kryera në vendngjarje, në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, në lokalin e shtetasit D. B., janë gjetur dhe sekuestruar 10 fletë të ngjashme me fletët e votimit, të paplotësuara, të dyshuara të falsifikuara, si dhe një listë emërore e zgjedhësve. Gjithashtu, është sekuestruar portofoli i shtetasit D. B., me 280 000 lekë.

Më tej, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit D. B., janë gjetur një pushkë e vjetër trofe dhe një pistoletë zhurmuese (sportive).

Në vijim të veprimeve për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin referuan materialet procedurale në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin D. B., për veprat penale “Falsifikimi i materialit zgjedhor dhe rezultateve të zgjedhjeve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, njofton policia. 

Lini një Përgjigje