
Disa nga të arrestuarit gjatë operacionit “Ura”, dalin sot para Gjykatës së Posaçme për njohjen me masen e sigurisë së caktuar në mungesë.
Për dy të arrestuar të tjerë, një ditë më parë, Gjykata e Tiranës miratoi ekstradimin e tyre në Itali dhe vendosi “arrest në burg” deri në përfundim të procedurave të ekstradimit.
Ndërkohë, ndër 29 emrat më të lakuar për të cilët SPAK ka lëshuar masë sigure, janë Elvis Doçi, i njohur si Visi i Pojës. Ky i fundit garantonte trafikun e kokainës dhe heroinës drejt Italisë, përmes ‘korrierëve’ të ndryshëm. Ndaj tij rëndojnë katër vepra penale “Trafikimi i narkotikëve", "Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale", kryer në formën e veçantë bashkëpunimit atë të grupit të grupit të strukturuar kriminal, "Grupi i strukturuar kriminal" dhe "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal".
Një tjetër emër është ai i Indrit Tafilit, ndaj të cilit rëndojnë po të njëjtat akuza.
Mes emrave është edhe ish-polici Altin Morina, i arrestuar në muajin prill në kuadër të operacionit Revanshi. Atij i është komunikuar masa e sigurisë në ambientet e paraburgimit ku ndodhet. Ai akuzohet se ka bashkëpunuar me Ekil Nderjakun në trafikun e lëndëve narkotike. Emri i Nderjakut del gjithashtu në dosjen në fjalë, ndaj të cilit është lëshuar masë sigurie.
Interesante në dosje është edhe evidentimi i një marrëdhënjeje të rëndësishme, ajo e Ervis Doçi, i quajtur ‘Visi i Pojës’, nipi i Xhevdet Troplinit, dhe Adi Çobës, njeriut më të rëndësishëm në këto hetime, ndaj të cilit masa e sigurisë është lëshuar nga autoritetet italiane.
Sa i takon Visit të Pojës, i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani e përshkruan si një negociatior të shkëlqyer të trafikut të drogës, detaje që dolën në dritë nga dosja italiane. Dumani thotë se Poja ka një grup brutal, ndër më të fuqishmit që vepronin në Shqipëri.
Emrat e plotë për të cilët GJKKO ka lëshuar masë sigurie: Elvis Doci, Indrit Tafili, Orget Shqevi, Artan Sulejmani, Orges Molla, Sueld Elezi, Ekil Nderjaku, Hasan Nderjaku, Altin Morina, Armand Tragaj, Rando Aliu, Musa Korca, Alfred Hysa, Altin Pjetri, Ligor Çombashi, Edmond Çupi, Naim Behluli, Edison Cukaj, Serxhio Shkodra, Ervis Deti, Bexhed Mema, Emri Hysenaj, Artur Shkoza, Sokol Istrefi, Ervin Zeqiri, Gezim Thartori, Ledio Bardhi, Juxhin Drazhi dhe Erind Lasku.
Lini një Përgjigje