Bashke me Xhevdet Plakun ne Durres eshte kapur edhe Flobenc Meçja i njohur edhe si Florenc Drini, i shpallur ne kerkim per vrasjen e Arjan Spahiut ne Belgjike por edhe nga SPAK si pjese e Klanit Çopja.
Ai akuzohet si vrases me pagese i tyre, ndërsa ka qene i hetuar edhe per vrasje me pagese ne Vlore.
Kush është Flobens Meçja
43-vjeçari nga Shkodra u shpall në kërkim në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”. Emrin i tij del në disa biseda në SkyEcc me Franc Çopjan, i cili i ofron 5 milion euro për vrasjen e Erion Alibejt, i njohur me nofkën “Krymi”.
Gjithashtu i ofron nga 1 milion Euro për vrasjen e shtetasve Arjan Spahiu, Aldo Baho dhe shtetasit Ilir Lloshi, të cilit i referohen me pseudonimin ‘Liçe’, ku Flobenc Meçja është shprehur i gatshëm të kryejë vrasjet.
Biseda në Sky ECC
Flobenc Meçja i shkruan Franc Çopjas.
‘Më merr informacione nëse ka kamera tek pallati i Erion Alibej dhe tek pallati i kushërirës, kjo pasi do ta mendoj mirë planin për ekzekutimin e Erion Alibej’.
‘Po aty qenka me ja fut me tullë. O shok me aq lekë sa jep ti për këtë unë ja … hy me shtet dhe e mbaroj”.
Puna për eleminimin e Erion Alibej bëhet gjithmonë e më vështirë, pasi ky i fundit ka vendosur tenda në ballkonin e apartamentit të tij. Ndërsa Flobenc Meçja e ka gjatë gjithë kohës në vëzhgim. Edhe pse gjatë kohës dyshon nëse preja e tij ndodhet apo jo në apartament.
6 Gusht 2020
Flobenc Meçja informon Franc Çopjan.
‘Erion Alibej ka vendosur tenda në tarracë dhe ka mundësi të ketë bërë ndonjë pishinë lart.
‘Aty do kalojë ai kur del nga garazhi. S’ka ku kalon tjetër për të dalë në rrugë kryesore.
Tashi do mundohem t’i gjej çfarë makinash ka në garazh. Besoj që e lëviz ai dhëndri vet. Se s’ka besim te shumë njerëz ai’.
Por Franc Çopja duket se është shumë serioz në qëllimin e tij për të vrarë Erion Alibej. Për këtë arsye ai i jep edhe kaparin Flobenc Meçes, që ky i fundit të mbarojë punë.
Dosja Hetimore
Flobenc Meçja ka marrë shumën e parave në formën e kaparit nga Franc Çopja.
Ai bie dakord që me radhë të eleminohen shtetasit: Arjan Spahiu, Erion Alibej, Aldo Baho dhe Ilir Lloshi.
Franc Çopja e porosit Flobenc Meçjan që personat që ka shokë nëse marrin përsipër punën (ekzekutimet e shtetasve Erion Alibej, Arjan Spahiu dhe Aldo Bajos) nuk kanë pse ta dinë që Franci është porositësi pasi sipas tij kështu bëhën punët.
Konfirmimi se Erion Alibej është gati për tu ekzekutuar nuk vonon nga Flobenc Meçja, i cili pret edhe një përgjigje të fundit nga snajperisti që mesa duket do vijë nga jashtë Shqipërie. Apo siç ai tha nga Serbia. Ndërkohë që Franc Çopja nga e tij, i kujton Flobenc Meçes se këto punë kërkojnë para dhe përkushtim.
Më datë 27 Korrik 2020, Flobenc Meçja komunikon me Franc Çopja të cilit i thotë se ‘shoku i tij në Shqipëri është Ok me punën dhe se tani do marrë dhe konfirmimin e personit që ndodhet jashtë Shqipërisë. Unë them që do bëjmë ndonjë punë. Ky shoku këtu është ok. Tashi do pyes dhe atë lart. Pastaj do të them që ça do bëjmë. Do i them çmimin që më the. Po s’ka gjë që s’bëhet. Mund t’i japim edhe lekë shtetit dhe e kryejnë ato. Ka alternativa se me atë çmim që më the ti…. e vejmë drejtorin e policisë vetë ne hahahha; A kupton çfarë bën leku këtu’.
Por sipas grupi hetues edhe pse në këto komunikime shfaqet vetëm roli i Franc Çopjas, ata kanë krijuar bindjen se i përfshirë në planet për ekzekutime është edhe Hajdar Çopja, apo Bako
‘Nga analizimi në tërësi i bisedave rezulton se dy vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja e kanë shpallur së bashku këtë luftë me grupin Alibej dhe ata janë bashkëfinancues dhe bashkëkrijues të organizatës kriminale’
Lini një Përgjigje