TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Maj 2025, 10:44

Terrorizoi kryeqytetin dhe përplasi makinat e policisë me "Land Rover"; kush është i arrestuari te 'Medreseja'

Shkruar nga Pamfleti
Terrorizoi kryeqytetin dhe përplasi makinat e policisë me "Land
Aksion si në filma në rrugët e Tiranës

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngjarjen që ngritit në këmbë policinë e kryeqytetit vetëm pak më parë, duke rrezikuar edhe jetën e këmbësorëve.

Mësohet se personi i arrestuar në ngjarjen e ndodhur te “Medreseja” ku një Land Rover përplasi disa automjete policie, është rreth 40 vjeç dhe vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Fortuzi” pranë Shkollës Jeronim DeRada dhe arrestuari ishte identifikuar si Enis Vrapi.

Raportohet se 2 javë më parë ky person është ndaluar nga efektivët për shkak se ishte problematik dhe është dërguar në spitalin Psikiatrik.

Ende nuk është e qartë e si ky person ka arritur të largohet nga spitali.

Në automjetin e tij është gjetur edhe një armë kallashnikov lodër, e cila ka thyer xhamin e përparmë të Land Rover.

 

kush është i arrestuari te \'medreseja\'

Lini një Përgjigje